Policia njofton se rreth orës 09:45, në Borsh ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rrapo Cika, ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rrapo Cika, 83 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Savoja Cika 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /sarandacity.al/