Një akt rebel ka çuar në prangat e Policisë së Sarandës një 31-vjeçar, që siç thuhet në raportimin zyrtar, është banues në Bukuresht, kryeqytetin rumun, por pa u sqaruar nëse është apo jo shtetas i këtij vendi.
I ndodhur në Sarandë, ai është përplasur me Policinë, duke bërë që kjo e fundit t’i vërë prangat.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’, shtetasin B. M., 31 vjeç, banues Bukuresht, Rumani, pasi ka thyer xhamin e dritares së një lokali në Sarandë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën policore. /sarandacity.al/