Policia e Shtetit njofton për një rezultat në lidhje me një fushatë testi droge në radhët e efektivëve, ndërmarrë pak kohë më parë, me inisiativë të kreut të ri Gledis Nano.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ndër të ekzaminuarit, 45 sosh dolën pozitivë, ama të dyshuar si të tillë.
“Deri tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.
Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Ēshtë përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.
Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin, në veçanti krimin e organizuar, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për të larguar nga radhët e saj çdo punonjës policie që abuzon me detyrën dhe me ligjin”, thuhet në njoftim. /sarandacity.al/