Sot është përvjetori i radhës i 2 Prillit ’91 në Shkodër, një prej ngjarjeve më të rënda në kufirin mes dy regjimeve, atij komunist dhe atij demokratik.
Katër të pajetë mbetën në përplasjen e asaj dite mes turmave që s’pranonin rezultatin e zgjedhjeve të 31 marsit, ku fitoi PPSH, si dhe forcave të rendit.
E gjitha u zhvillua para godinës së Komitetit të PPSH-së në Shkodër, e cila u dogj e tëra.
Ishte një ngjarja në dukje e qartë, por me kalimin e kohës me shumë dritëhije.
Në atë që ndodhi pati dhe dy sarandiotë, njëri ish-shefi i Rendit i atyshëm Dilaver Papare, i cili vuajti dhe burgun, e tjetri avokati i njohur i familjeve të viktimave, fterrioti Nafiz Bezhani.
Dritëhijet e asaj ngjarjeje të rëndë shfaqen pikërisht në librin që i ndjeri Bezhani shkroi, me titull “Procesi i Shekullit”. Aty, ai shfaq dyshimet e tij për prapaskena të shumta, të gjitha nën qeverisjen e PD kur u krye procesi, të cilat nuk e lanë që t’i shkonte të vërtetës deri në fund.
Nga ana tjetër, Dilver Papare është sot një qytetar i zakonshëm i Sarandës, i cili pas viteve të burgut ka vijuar jetën normale, pa pranuar të flasë për atë që përjetoi atë ditë dhe më vonë. /sarandacity.al