Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës kanë krijuar një faqe në internet ku të interesuarit mund të gjejnë informacione për ushtarët rusë të kapur dhe të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i okupimit, shkruhet në faqen 200rf.
Sipas deklaratës, fotot dhe videot që ata marrin nga fusha e betejës do të postohen menjëherë në këtë faqe.
“Nëse të afërmit ose miqtë tuaj janë në Ukrainë dhe po marrin pjesë në luftën kundër popullit tone, këtu mund të merrni informacione për fatin e tyre,” u shtua në deklaratë.
Fatkeqësisht, është e vështirë të identifikohet një numër i madh i të vrarëve.
“Ne po i publikojmë qëllimisht këto foto dhe video, ju mund të njihni dikë me shenja indirekte. Informacioni përditësohet vazhdimisht,” shtuan ata.
Kujtojmë: e sotmja ishte dita e katërt e pushtimit rus të Ukrainës.
Sulme të dhunshme ndodhën në afërsi të Kievit gjatë natës. Luftimet më të ashpra po zhvillohen në qytetin Vasilkiv, rreth 30 kilometra në jug të Kievit, ku është goditur dhe një depo e madhe nafte.
Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh, sipas mediave ukrainase, u godit një tubacion gazi. Rusët fillimisht njoftuan se e kishin pushtuar dhe ukrainasit konfirmuan gjatë ditës se e kishin kthyer. /sarandacity.al/