Deputetja Denaj, ish-ministre në një kohë të vështirë, duke drejtuar ekonominë dhe financat shqiptare në kohë krize pandemike, beson se ekonomia shqiptare u rikuperua në 2021-shin, viti ku ai qe në krye të saj në më shumë se gjysmën e vitit.
Për këtë, ajo i referohet një treguesi ndërkombëtar.
“Ekonomia shqiptare arriti të kishte një rikuperim të fortë në vitin 2021 dhe kjo u konfirmua së fundmi edhe nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s.
Rivlerësimi i saj me ‘B1’ dhe me perspektivë ‘të qëndrueshme’ është një sinjal i fortë për efektet pozitive që kanë dhënë reformat ekonomike dhe ato drejt integrimit europian, të ndërmarra nga qeveria.
Agjencia bën me dije se ekonomia shqiptare në 2021 pati një rritje prej 8.9%, ndërsa do të vijojë prespektivën e qëndrueshme edhe në terma afatmesëm”, shkruan deputetja e Sarandës, sot pa pozita vendimmarrëse ekzekutive.
Megjithatë, të tilla raporte jo gjithnjë përputhen me perceptimet në terren. /sarandacity.al/