Ushtria ruse humbi gjeneralin më të madh të saj, Andrei Sukhovetsky, kreu i Divizionit të 7-të Ajror të Rusisë, i cili qëllua për vdekje nga një snajper pranë Kievit.
Po në ç’pikë të frontit ndodhi kjo, në ç’betejë?
Andrei Sukhovetsky, humbi jetën në betejën që u zhvillua në aeroportin Gostomel, rreth 30 kilometra jashtë Kievit.
Trupat ukrainase u thirrën për t’u përballur me një sulm ajror nga forcat speciale ruse Spetsnaz dhe humbja e Sukhovetsky mund të shpjegojë pse forcat ruse nuk arritën të pushtonin aeroportin dhe pse pushtimi i Kievit u ngadalësua.
Sukhovetsky është oficeri më i lartë i vrarë në Ukrainë që kur Putin filloi ofensivën e tij më 24 shkurt.
Por në këtë betejë, ukrainasit humbën avionin më të madh të mallrave në botë, Antonov-225, i cili u shkatërrua nga granatimet nga forcat ruse.
“Okupatorët rusë shkatërruan krenarinë e forcave ajrore ukrainase, legjendarin An-225 Mriya”, njoftoi fabrika Ukroboronprom në faqen e saj në Facebook.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba shkroi në Twitter të dielën.
“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 Dream. Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Ëndrrën’ tonë, por kurrë nuk do të shkatërrojë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratike”, tha Kuleba.
Antonov është projektuar dhe ndërtuar afër fundit të Bashkimit Sovjetik, dhe është bërë për të transportuar anije kozmike, raporton BBC. /sarandacity.al/