Ka patur së fundi një bisedë telefonike mes kryeministrit Rama dhe presidentit ukrainës, i ndodhur në kushte lufte, gjë që s’e kish imagjinuar kur morri drejtimin shtetit të madh ish-sovjetik, ardhur nga bota e aktrimit.
Ai ka njoftuar përmes Tëitter-it bisedën që pati me njeriun e ardhur në qeverisje nga bota e arteve figurative.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë.
U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.
Më herët, i pari i qeverisë shqiptare do shkruante, në përgjigje të kritikave apo akuzave nga politika, se Shqipëria i ka dhënë ndihmë Ukraniës, por që nuk është bërë publike.
“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës.
Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”, do shkruante Rama pak ditë më parë. /sarandacity.al/