Gjashtë ditë vaksinim në Sarandë e Delvinë, ndërsa procesi i imunizimit vijon, rritet edhe numri i të vaksinuarve . Të vaksinuarit në Sarandë e Delvinë nga dita në ditë rriten në shifra, që nga e diela, kur në këto dy qytetete nisi procesi i imunizimit me vaksinën kineze Sinovac.
Deri tani janë vaksinuar gjithësejt 2549 qytetarë.
Në NJVKSH Sarandë, numri i të vaksinuarve për ditën e djeshme ishte 461, duke e çuar numrin total të deritanishëm në 1749. Ndërkohë që në NJVKSH Delvinë, dje u vaksinuan 180 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 800 qytetarë të vaksinuar. /sarandacity.al/