Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pika e ndjeshme strehimit në Këshillin Bashkiak: sa familje me kredi të buta, kur nis aplikimi për ribursim qiraje (video)

by PorositWeb
2 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Mes 150-200 familje në Sarandë kanë përfituar së fundi nga programi i kreditimit të butë, që ka në fokus strehimin. Kjo ishte një nga pikat me ndjeshmërinë më të madhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku për këtë çështje referoi soecialisti i strehimit në Bashki, Leonidha Çavo.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë banesa në shitje, si dhe ndërtuesve, që të bëjnë tolerime në çmimet e apartamenteve që do t’u serviren për t’u blerë nga përfituesit e kredisë së butë.

Kjo sepse nga ky proçes deri tani kanë përfituar një numër i vogël aplikantësh për arsyen e ngritjes se çmimeve në tregun e lirë të banesave, sepse kërkesat janë shtuar. Ndaj ky ishte një shqetësim që theksoi drejtoresha e Raifaizen Bank, si dhe specialisti Leonidha Çavo.

Nga programi i kreditimit të butë kanë pëfituar 94 familje sarandiote. Kjo ishte lista e dytë e familjeve përfituese, pasi  lista e parë kishte në përbërjen e saj 72 familje që momentalisht kanë nisur procedurat me bankat e nivelit të dytë, të cilat operojne në qytetin e Sarandës.

Duke falenderuar ministren e Financave Anila Denaj për angazhimin e veçante që tregoi në këtë proces, Çavo vlerësoi dhe punën e kryebashkiakut Gurma dhe Këshillit Bashkiak për interesin që ata treguan për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Puna nga struktuat përkatëse të Bashkisë Sarandë ka qenë në vazhdimësi, pasi vitin e kaluar përfituan nga skema e bonusit të strehimit 64 familje.

Ndërkohë, sërish këtë vit do të vazhdojë disbursimi i qerave për familjet që do të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Aplikimet për këtë bonus fillojnë pas datës 15 prill. /sarandacity.al/

Rezymeja e specialistit Leonidha Çavo: 

Tags: Kryesore
Previous Post

Kontestimi i një vendimi, bletët i drejtohen Bashkisë së Konispolit: Ne e lëmë punën në 18:00!

Next Post

Ky është ritmi i deritanishëm i vaksinimeve në Sarandë e Delvinë

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?
Sociale

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30 Janar, 2023
Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan
Sociale

Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan

19 Janar, 2023
Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë
Sociale

Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë

19 Janar, 2023
Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?
Sociale

Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?

18 Janar, 2023
Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!
Sociale

Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!

12 Janar, 2023
Letra që duhet ta lexojë çdo zyrtar shteti, nga Rama e poshtë
Sociale

Letra që duhet ta lexojë çdo zyrtar shteti, nga Rama e poshtë

9 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.