Kryeministri Rama u takua, siç kishte paralajmëruar, me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të këtij produkti bazë ekonomik, duke u bërë me dije se duhet ta harrojnë fitimin në kohën që po jetojmë.
Kreu i qeverisë tha se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.
“Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë të shoqërisë shqip[tare që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni që të bëni atë që ishit para se të ishit ata që jeni. Kjo është koha që të mos fitoni, por të mbani barrën me të madhe. Edhe qeveria po ashtu.
Ju do të mbani pjesën tuaj. S’mund të ndodhi që ju të fitoni. Asgjë më shumë se çfarë ju duhet që të mbështesni dhe të ndihmoni popullin shqiptar.
Ne do të kalojmë brenda 24 orëve një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e ligjit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant,” tha Rama. /sarandacity.al/