Në selinë e PD-së po mbahet një ndër mbledhjet më të trazuara, ku pothuajse të gjithë, deri dje krah Bashës, kërkojnë që ky i fundit të dorëhiqet. Por Basha vijon të rezistojë, e kjo për deputetin Alizoti është një “gjë e rrallë në univers”.
“Unë arrita të kuptoj se pse nuk do të dorëhiqet. Dorëheqja është që njeriu mban përgjegjësi personale. Unë marrë përgjegjësitë dhe largohem. Kjo nuk ndodhi, po shkon në një psikozë.
Pse qenka kaq e vështirë të ikësh nga pushteti kur nuk fiton?!
Ndejtëm kaq orë dhe nuk merr do të një vendim të japë dorëheqjen. Të gjithë po diskutojmë, kemi të bëjmë me një rast të rrallë në univers”, tha Alizoti në një prononcim për mediat.
PD po kalon një tjetër krizë të rëndë pas humbjes së radhës në 6 bashki. Kjo bëri që dhe kampi Basha, PD zyrtare, të çahej keqas, pasi tashmë Bashës ia kërkojnë dorëheqjen të tijtë e ai nuk e jep. /sarandacity.al/