Edhe Ina Zhupa i ka kërkuar bashës që të dorëhiqet nga kreu i PD-së pas humbjes së radhës në 6 bashki, më 6 mars.
Deputetja e Sarandës, njëherësh zëdhënëse demokrate, besnike e Bashës si rreshtim politik, tha se nuk mund të bëhet sikur atë ditë nuk ka ndodhur asgjë
“Nuk mund të qëndrojmë sikur rezultati i zgjedhjeve te 6 marsit nuk ka ndodhur dhe besoj ky është qëndrim i çdo deputeti të PD-së që e do partine dhe ka për detyre të komunikojë me demokratët dhe të garantojë që ato vota të 25 prillit të shtohen dhe jo të pakësohen.
Si zgjidhje propozoj tërheqjen tuaj kryetar dhe duke u ngritur një strukturë që gëzon besim të paleve, së tashmë kemi dy palë, dhe që hap një garë për drejtimin e partisë, që shumica e demokratëve të vendosë dhe të respektohen të gjithë…”, arsyetoi Zhupa.
Pra, kjo e fundit kërkoi një qasje të ndryshuar nga Rithemelimit, duke kërkuar hapjen e një dialogu me kahjen tjetër, në funksion të një pajtimi dhe ribashkimi. /sarandacity.al/