Duket se arrestimi i Elsa Lilës, engjëllores së dikurshme të festivaleve shqiptare të 90-ës, nuk është dhe aq aksidental, siç mund të mendohej, duke patur parasysh papërputhshmërinë e profilit të saj publik me llojin e krimit për të cilin akuzohet – trafik droge.
Por duket se është pikërisht kështu, pasi një përgjim i saj tregon se ajo veç financave të grupit të goditur, ishte dhe këshilluese anëtarëve të saj.
Në njërin prej përgjimeve, bërë publik në media, ajo madje kërkon që te krijohen lidhje me qeverinë, si masa mbrojtëse, duke ofruar si shembull Shqipërinë.
“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, i thotë ajo një kolegu në trafik.
“Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, çfarëdo qoftë qeveria, duhet ta kesh edhe atje”, janë fjalët e këngëtares në një përgjim. /sarandacity.al/