Gjatë një takimi me fermerë për t’u bërë të ditur mbështetjen nga qeveria në këtë krizë të re nga lufta në Ukrainë, kryeministri Rama tha se ishte e pamundur që qeveria të zbatojë ato që pretendojnë protestuesit në rrugë. Sipas, siç tha ai, nëse kjo do ndodhte, atëherë shteti do falimentonte.
“Nëse qeveria e vendos çmime siç i pëlqen populli, për një muaj falimenton çdo gjë këtu. Si do të ndodhte sikur të vendosej urdhër sikur ju grurin që prodhoni ta shisni më pak, çfarë do ndodhte? Do të falimentonit.
Por nga ana tjetër qeveria ka të drejtën të bëjë transparencë dhe të monitorojë çmimet për karburantin dhe çmimet bazë. Por e gjithë kjo njerëzit duhet ta kenë të qartë se nëse rritja ndodh në të gjithë botën , nuk ka qeveri që e frenon…Shikoni çfarë ndodh në shumë vende të botës…”, tha Rama.
Sipas tij, edhe investimet publike janë pezulluar prej çmimeve, ato që gjenerojnë punësim dhe të ardhura.
“Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private në ndërtim. Kanë ndaluar sepse hekuri është rritur 3-fish. Kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investimet e tjera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak”, tha Rama.
I pari i qeverisë tha se duhet të jemi të përgatitur par atë që është përpara.
“Duhet t’i llogarisim mirë hapat pasi nuk e dimë se sa zgjat.
Të mërkurën kemi mbledhje urgjente të NATO-s. Mund të ketë armëpushim më shpejt, por negociatat po vijojnë nuk ka rezultat deri tani. Nuk e dimë se sa kjo do të zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur mendërisht që duhet të rezistojmë”, tha Rama. /sarandacity.al/