Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në Sarandë pasditen e kësaj te shtune, për të prezantuar kandidatët për deputetë të forcës së saj në zonë.
Me një ligjërim të përqëndruar tërësisht te Rama dhe qeverisja e tij, por nominalisht te njeriu që drejton mazhorancë, mesazhet e saj ishin dhe në formë batutash, duke ndërfutur elementin “Bangladesh” brenda, e tipit “ta çojmë Ramën për Bangl(ad)esh më 25 prill”.
Por ajo që u vu re ishte bindja se përkimi i numrit 6 të LSI-së në fletën e votimit është patjetër e lidhur me 6 ditët që Zoti krijoi botën.
Këtë argument me kontekst të pretenduar hyjnor, e theksoi dhe kandidati Gjergji Mano, duke bërë pra që dhe baza të huazojë bindjen dhe ligjërimin e Kryemadhit.
Më poshtë janë fjalëmbajtjet e LSI-së në Sarandë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/9cFwy3j_nqo