Zëdhënësja e PD-së, njëherësh deputete e Sarandës, Ina Zhupa, ka publikuar një ide të saj se si mund të shërohej kjo forcë, tani pas një zhvillimi të ri, me dorëheqjen e Bashës dhe rikthimin e Berishës me vendim gjykate.
E rreshtuar me të parin, ajo e përmbledh idenë e saj në 4 pika.
E nis fillimisht me deklamimin se “PD është e shqiptarëve”, edhe pse në fakt e shqiptarëve është dhe nuk është kjo çështje debati mbi këtë forcë, është apo jo e shqiptarëve.
“Partia Demokratike eshte parti e shqiptareve!
Më 25 prill 2021 kemi marr 622187 vota te vlefshme te shqiptareve, duke nxjerr nga lista jone 59 deputet nga te cilet 7 nga partia aleate ne listen e PD dhe 52 deputet nga Partia Demokratike.
Fatkeqesia eshte qe ne asnje votim ne parlamentin shqiptar nuk kemi arritur dot te marrim 59 vota kunder apo pro nje ceshtje te mbrojtur nga opozita dhe kur parimisht mund te kemi qene dakort te gjithe por jemi ndare te forma apo subjekti propozues!
Ngjarjet ne Partine Demokratike jane te njohura per publikun, si deputete e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj votuesve tane qe te permbush angazhimin e marr per te perfaqesuar interesat e tyre ne parlament. Si anetare e Partise Demokratike ndjej detyrim moral ndaj bashkeudhetareve te partise te arrijme bashkimin qe na con ne forcimin tone, ne perfaqesim me dinjitet te tyre, ne fitimin e bashkive ne 2023 dhe ne objektivin kryesor rrezimin sa me shpejt te Edi Rames.
Per kete arsye kam vendosur te bej publik nje propozim personal pa asnje tager perfaqesimi masiv, qe sigurisht nuk eshte zgjidhja perfundimtare se ajo do vullnet dhe pune nga te gjithe ne, por eshte nje rruge per te nisur zgjidhjen.
Propozoj:
1- Mbledhjen e perbashket te 52 deputeteve te Partise Demokratike, te votuar nga qytetaret shqiptar per ti perfaqesuar, pa asnje perjashtim!
2- Mbledhja e pare te zhvillohet vetem me nje pike te rendit dites: Situata ne PD! Te degjojme njeri tjetri, te flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nepermjet ekraneve te televizioneve ku jemi bere ushqimi i perditshem i publikut qe e ndjek si telenovele!
3- Mbledhja e pare te zhvillohet ne ambjetet e kryesise se kuvendit ku mblidhen edhe grupi te tjera parlamentare po ku edhe grupi jone ne eshte e mbledhur me raste te caktuara.
4- Mbledhja e pare te moderohet nga deputetja me e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos kete limit kohor ne diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket nje moment, asgje e keqe nuk do vij.
Sigurisht nuk mendoj se pas asaj mbledhje PD do dali e bashkuar automatikisht por mendoj se eshte detyrim ndaj 622187 shqiptareve dhe nje hap i pare.
Te bisedosh jo gjithmone arrin te biesh dakord me çdo gje por te pakten ke tentuar dicka me qytetari dhe me vullnet te mire. Demokratet jane shquar per mbrojtjen e fjales se lire!
Ftoj cdo koleg deputet qe ketij propozimi ti pergjigjet pa tagra te tjere perfaqesuese por ne tager personal dhe politik si deputet i PD per te miren e PD!”, përfundon znj. Zhupa. /sarandacity.al/