Berisha ka organizuar një “Foltore” të radhës, në Tepelenë, e para me triumfin e kthimit në selinë e PD-së me vendim gjykate.
E shfaqi këtë kur u tha përkrahasve të tij se ç’i kish thënë Alibeajt, kreut të komanduar pas dorëheqjes së Bashës, duke i konsideruar sfiduese fjalët e tij.
“Alibeajt i thashë: në ‘97 ishte gjithë bota kundër meje dhe më thoshin të lëshoja PD. Po si mund ta lëshoja unë PD”, tha Berisha.
Sipas tij, tashmë PD-ja po rikthehet siç duhet të jetë.
Patëm një krizë të rëndë, por ajo po shkon drejt zgjidhjes. Njeriu që e krijoi, siç tha vete, dha dorëheqjen”, tha Berisha. /sarandacity.al/