Inceneratorët kanë çuar në të tjera arrestime, mes tyre dhe dy femra.
Sipas udhërit të fundit nga SPAK, janë 9 persona që tashmë pritet të përballen penalisht me akuzat ndaj tyre.
Mes tyre spikat sërish emri i ish-ministrit Lefter Koka, i ish-anëtares së Komisionit të dhënies së koncensioneve Etleva Kondi, i anëtarit të komisionit të prokurimit të Inceneratorëve Pëllumb Abeshi dhe i ish-kryekomunarit në Portëz, Azem Shatëri.
U caktuan masa të sigurimit për shtetasit:
Lefter Koka, ish ministër i Mjedisit, arrest në burg,
Azem Shatëri, ish kryekomunar, Portëz, arrest në burg,
Pëllumb Abeshi, ish anëtar i komisionit të prokurimit të koncesioneve, arrest në burg,
Florian Muçaj, ish anëtar i komisionit, arrest në burg,
Erion Murataj, ish anëtar i komisionit, arrest në burg,
Sabina Cenoimeri, ish anëtare e komisionit, arrest në shtëpi,
Etleva Kondi, ish anëtare e komisionit, arrest në shtëpi,
Klodian Zoto, ish administrator i Integratet Technology Servises, arrest në burg,
Arenc Myrtezai, ish administrator i inceneratorit të Fierit, arrest në burg. /sarandacity.al/