Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 10 vite burg ish-zëvendësministen e Brendshme, Rovena Voda, e cila është akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 1.3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj.
Në disa përgjime për tjetër çështje, rastësisht doli si Voda kish marrë një arkë me peshk, 1,000 euro dhe një celular iPhone, për një vend pune në dikasterin ku ajo ishte nr. 2.
Ajo kishte marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu, të cilat gjithashtu janë dënuar nga GJKKO me nga 10 muaj burg.
Rovena Voda ishte aktive dhe në media, gjatë kohës kur ushtronte detyrën e zv/ministres. /sarandacity.al/