Kryeministri Rama, gjatë një fjalimi të tij në Kongresin socialist të radhës, i mëshoi fort korrupsionit, një ndër njollat e qeverisjes së tij, ku krahas mesazhit se ai personalisht është s’është ndyrë kurrë, pëcolli atë tjetrin, sa ç’pret të korruptuarit në botën tjetër.
E tha këtë dhe duke potencuar atë që, thënë si batutë tipike e tij, do shkojnë në atë botë siç ai shkonte dikur në plazh, pra gollomesh.
“Në Sharrë më mirë përgatituni që të shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë nuk ju dallon nga ata tjerët atje, dhe kostumin lëruani djemve se me burrat e kam”, tha Rama, duke theksuar se ferri i pret nëse janë pasuruar padrejtësisht.
“Nëse drejtësia në këtë jetë nuk të kap, vendin me siguri e ke në ferr, por jo në PS, në PS nuk ka vend deri kur nderi i udhëheqjen sa më takon mua, kush bëhet për avokat, të shkojë të gjejë avokat, unë e di shumë mirë që të shkosh te ferri në botën tjetër, për të paudhët tanë, kur flet për luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që ata që ferrin e korrupsionit dhe të krimit shtetëror e krijuan këtu, nuk i përkasin kësaj partie, mund të tingëllojë si ekzagjerim i tepër”, tha Rama.
Ndërkohë, sqaroi një tjetër pozicion të tij në raport me korrupsionin.
“Më vijnë zëra se thonë se ky i gjati nuk të mban të lëshon. E thonë apo jo? Ky i gjati nuk i mbron njerëzit e vet.
Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta; i vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion dhe i dal unë para baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje.
Por nuk kemi kapur drejtësinë dhe nuk kam bërë shaka kur kam thënë se dua një drejtësi të drejtë për këtë vend, pasi ky vend është vendi i fëmijëve tanë. Kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë dhe të marrë avokat. Kjo parti nuk jep shërbime avokatie, për askënd që thirret nga organet e drejtësisë”, tha Rama. /sarandacity.al/