Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma ka uruar qytetarët në faqen e tij të Facebook-ut: “Gëzuar Pashkën!”
Anila Denaj, kandidate e Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës ka bërë urimin e saj në rrjete sociale.
“Paqja dhe harmonia mbizotërofshin gjithmonë në familjet tuaja!”
“Gëzuar Pashkën, të gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë!
Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë!”, ky ka qënë urimi i Ina Zhupës,kandidate për deputete në qarkun e Vlorës.
Jolio Dine gjithashtu ka bërë urimin e tij në faqen e Facebook-ut: “Gëzuar Pashkët gjithë besimtarëve Katolike! Uroj shëndet e mbarësi për Ju dhe familjet tuaja!”
Po ku shkojnë këto urime në nivel lokal, ku në aspekt të krishterë dominon besimi ortodoks? Po, Saranda ka dhe komunitet katolik. Eshtë i Shëndellisë, krijuar pas viteve ‘90 me të ardhur nga veriu. /sarandacity.al/