Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

PS vetëprezantohet në Ksamil: Rruga e Kardhiqit e areoporti i Sarandës, edhe për bukuritë e zonës

by PorositWeb
4 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ksamili ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ndërsa prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjiknuri gjeti rastin të sqarojë rëndësinë e votës për subjektin politik, duke mos u shpërqëndruar në numrat e tjerë personal të kandidatëve.

“Nuk është çështje gare individësh pasi ne konkurojmë si një ekip. Edhe Anila është e dalë si deputete, edhe Niko është i dalë, edhe unë me Edi Ramën që jemi çik më në fund jemi të dalë. Ne na duhet ekipi sepse garancia është ekipi jo vota për një njeri. Unë ju bëj thirrje që të gjitha votat numrit 12 Partisë Socialiste. Numri 12 për Partinë Socialiste është votë edhe për Anilën, edhe për Damianin, edhe për Nikon por mbi të gjitha edhe për Edi Ramën”, sqaroi Gjiknuri.

Më tej, ai kërkoi mbështetje masive në 25 Prill si garanci për të ardhmen e dëshiruar për të gjithë banorët e Ksamilit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete paralajmëroi bllokimin e projekteve në zhvillim në rast të një rotacioni pushteti.

 “Damiani përmendi rrugën Kardhiq-Delvinë. Ajo është një rrugë e nisur me projeksionet e tij si ministër dhe e përfunduar nga unë si ekonomi ku buxhetet janë të mbyllura dhe nuk i prek kush. Por ama, nëse ndodh, sepse nuk ka për të ndodhur, le ta imagjinojmë për një moment se si këto buxhete do të rialokoheshin e do merrnin rrugë të tjera. Jo, këto buxhete i takojnë rrugës Kardhiq-Delvinë dhe ajo mbaron brenda afatit. Çfarë ka ndodhur tjetër? Ju keni dëgjuar Kryeministrin Rama dhe ai kur flet e bën. Ka përmendur aeroportin e Sarandës dhe ne kemi nisur punën për aeroportin. Një punë që do kohën e saj por rëndësi ka që ka nisur. Ai aeroport do të sjellë shumë më shumë turistë që do të konsumojnë shijen dhe bukurinë e Ksamilit dhe jo vetëm”, u shpreh Denaj.

Denaj u bëri thirrje të gjithë socialistëve që të lënë mënjanë edhe qejfmbetjet që natyrshëm krijohen pas 8 viteve qeverisjeje dhe të votojnë numrin 12 dhe siglën e Partisë Socialiste. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Politika sarandiote uron Pashkët katolike: ndaj kujt këto urime në nivel lokal?

Next Post

Tjetër gropë te ish-miniera e kripës: shtohet misteri, shtohet kurioziteti

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21 Shtator, 2023
Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…
Politikë

Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…

18 Shtator, 2023
Rama prezaton “qeverinë e re”
Politikë

Rama prezaton “qeverinë e re”

5 Shtator, 2023
Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?
Politikë

Beleri, debat mes një opozitari dhe një minoritari

1 Shtator, 2023
Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i
Politikë

Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i

27 Gusht, 2023
Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?
Politikë

Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.