Për koiçidencë e jo sikur ta kishin bërë me fjalë, kryebashkiakët fqinj, i Sarandës e homologia e tij në Delvinë, shtruan iftare mbrëmjen e së hënës, në respekt të komuniteve muslimane përkatëse, duke u ofruar atyre përzemërsisht vaktin e njohur të përfundimit të agjerimit.
Kryebashkiaku Gurma informoi për këtë, duke shkruar:
“Shtruam sonte iftar, për besimtarët myslimanë që agjërojnë.
Qoftë e lehtë dhe e pranuar sakrifica”.
Mes të tjerash, i pari i Sarandës vlerësoi cilësinë qytetare të komunitetit të besimtarëve muslimanë në qytet, në çdo pozicion ku ata ndodhen, si dhe prirjen bashkëpunuese me qeverisjen lokale në të mirë të jetës së përbashkët komunitare.
Ngjashëm më tutje dhe homologia e tij, znj. Qilimi.
“Shtruam ditën e sotme një iftar për gratë dhe vajzat agjëruese.
Agjërim dhe lutje të pranuara për më shumë mirësi, paqe, shëndet e begati!”. /sarandacity.al/
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.