Në kohën që Berisha sokëllinte kundër tij në Pallatin e Kongrseve, në një Kuvend të Rithemelimit, Basha, tashmë i dorëhequr, bisedonte me demokratë të Delvinës.
Kjo është bërë me dije nga kryedemokrati i atyshëm Hari Imeri.
“Sot pata kënaqësinë të prisja spontanisht mes miqsh demokratësh delvinjot në një kafe të qytetit të Delvinës z.Basha.
Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës tonë, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike me një rezultat historikë në këto 32 vite tranzicion.
Z.Basha shprehu gadishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale.
Demokratët e Delvinës kanë qënë dhe kanë ditur të jenë shembull në raportet apo marrdhëniet me njëri-tjerin, përtej mendimeve ndryshe.
Zoti i bekoftë demokratët e Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan ai.
Kujtomë që pas dorëheqjes, Basha ka zgjedhur të mbajë kontakte me bazën demokrate, por jo në variantin e zhurmshëm të Foltores. Ai takohet kryesisht në ambiente lokalesh me ndjekës ende të tij në PD, duke qarë halle partie me ta, me një kafe përpara. Në to, Basha shpreh ambicien për një rikthim në krye të PD-së, vështirë e lexueshme se sa e mundur mund të jetë kjo. /sarandacity.al/