Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha në emisionin “Opinion” se menaxhimi i parkut të Butrintit nuk do të jetë një formë konçensioni. Ajo pohoi se shteti shqiptar është palë në këtë menaxhim dhe se Ministria e Kulturës është anëtare e bordit.
“Absolutisht nuk është asnjë formë konçensioni. Shteti shqiptar është palë në krijimin e një fondacioni bashkë me partnerin që është Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.
Ligji për trashëgiminë i njeh të drejtët shtetit për të menaxhuar sitet e veta nëpërmjet një orgnizate dhe është një OJF.
Të dy partnerët vendosin fondet e tyre. Butrinti ka një fond të akumuluar prej gati 10 vjetësh, 2.1 milionë dollarë. Ndërkohë partneri vendos pak më shumë se 5 milionë dhe këto arrijnë të çojnë përpara një plan biznesi për 10 vjet”, tha Margariti për “Opinion”.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.