Shqiptari Aleksandër Luca dhe grek Manolis Koukouras. 20 dhe 21 vjeç, do të mbeten në burg përjetë, pasi gjykata e apelit në Greqi rrëzoi kërkesën e tyre për lehtësimin e dënimit.
Dy të rinjtë akuzohen për vrasjen e Eleni Topaloudi në nëntor të 2018, studentja greke e cila u gjet e pajketë në ujërat e ishullit Rodos.
Gjatë rihetimit nga Apeli janë mbledhur prova dhe materiale, sipas të cilave, dy të rinjtë kanë dhunuar dhe vrarë mizorisht bashkëmoshataren e tyre 21-vjeçare.
Në dosje janë edhe komunikime të shqiptarit dhe shokut të tij grek që kanë biseduar me viktimën para se ajo të vritej.
Po kështu, kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar edhe momentin kur shqiptari shfaqet në makinë me vajzën. Në fillim djemtë akuzonin njëri-tjetrin për vrasjen e saj, edhe pse pranojnë se kanë qenë bashkë me të mbrëmjen e 28 nëntorit.
Luca akuzohet po ashtu se disa ditë pas krimit ka dhunuar dhe një vajzë me aftësi të kufizuara.
Trupi i Eleni Topaloudit u gjet i hedhur në det. Pasi ishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga dy të rinjtë, ata e kishin lidhur nga këmbët dhe e kishin hedhur në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det, edhe pse kishte pësuar dëmtime të rënda për shkak të dhunimeve. /sarandacity.al/