Parlamenti është përfshirë në debat, pasi në rend dite është votimi i projektligjit për “Butrintin” që do të kalojë në administrimin e një fondacioni shqiptaro-amerikan.
Deputetja demokrate e Sarandës, Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik duke kundërshtuar vazhdimisht dhënien e Parkut të Butrintit për menaxhim të një privat, siç pretendon ajo, mbante një bluzë “T-shirt” të bardhë me mbishkrimin: “Historia nuk jepet me koncesion” e shoqëruar me një foto nga parku i Butrintit. Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.
Gjithashtu para Kuvendit ditën e sotme është zhvilluar edhe një protestë me aktivistë, arkeologëve dhe historianë të cilët kundërshtojnë votimin në seancën plenare të projektligjit të Butrintit për të cilën thanë se kjo është një skemë e pastër përfitimi, në favor të fondacionit. /sarandacity.al/