Përgjigja e qartë dhe e ashpër e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndaj deklaratës provokuese të ngritur të hënën në Tiranë nga homologia e tij shqiptare, Olta Xhaçka, për “pasuritë e çamëve në Greqi” dhe “heqjen e Ligjit të Luftës”, shkruan kështu Protothema.
Deklaratat e Xhaçkës dëshmon se qeveria Rama vazhdon të përdorë çështjen inekzistente të çamëve, si për arsye votash, ashtu edhe për presion ndaj palës greke ndaj kujtesësë së vazhdueshme të Athinës për të respektuar të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Ministrja e Jashtme shqiptare e ngriti çështjen e çamëve me Nikos Dendiasit, duke marrë si përgjigje atë që Athina do ta lidhë këtë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ndonëse ministri i Jashtëm grek u shfaq i gatshëm për të diskutuar çështjen e “Ligjit të Luftës” me synimin për shfuqizimin e tij, ai u tregua i “akullt” ndaj çdo përpjekje të Tiranës për të ngritur direkt apo indirekt çështjen e çamëve.
Kjo do të thotë të diskutohen çështje reale, pra çështje që pala greke i pranon si ekzistuese dhe jo çështje që pala greke i konsideron se nuk ekzistojnë, vijon Protothema.
Më pas, kjo media ofron versionin zyrtar grek mbi atë që ndodhi me çamët.
“Çamët ishin një racë shqiptare në rajonin e Epirit, të cilët ishin përjashtuar nga shkëmbimi i detyruar me Turqinë pas katastrofës së Azisë së Vogël dhe Traktatit të Lozanës në vitin 1923. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata bashkëpunuan ngushtë me forcat e Boshtit, duke i trajtuar si “çlirimtare” forcat pushtuese italiane dhe gjermane, me të cilat bashkëpunuan me to duke formuar njësi të armatosura që vepronin në anën e tyre kundër popullsisë grek”. /sarandacity.al/
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.