Përfundimisht, Ina Zhupa është rreshtuar me Rithemelimin, duke bërë kështu kalimin nga njëra PD te tjetra, pra nga njëra gjysmë te gjysma tjetër e kësaj force, të ndarë prej muajsh në dysh.
Fillimisht, ajo qëndroi krah Bashës, madje dhe duke kontestuar Berishën dhe modelin e tij, por pas dorëheqjes së kreut të PD-së zyrtare, dha shenjat e para të molepsjes me PD-në Berisha.
Së fundi, emri i deputetes së Sarandës figuron në listën e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së së Berishës.
Gjithsesi, në rolin e deputetes, ajo pati një angazhim shembullor në rastin e Butrintit, duke bërë një betejë personale për Parkun. /sarandacity.al/