Berisha s’e ka përmbajtur dot veten në fjalëmbajtjen e tij mortore në përcjellje të ish-presidentit Nishani për në tjetrën botë. Njeriu që do ta çonte dhe në krye të shtetit të ndjerin, u shkreh në lot në “lamtumirën” e tij njerëzore dhe politike bashkë.
“Ti përsëri, përsa kohë që ne do të jetojmë, do të mbetesh i gjallë mes nesh. Bujar Nishani, njeri i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm, dhe i përkushtuar, demokrati i flakë dhe guximtar do të jetojnë përgjithmonë me ne, drejtuesi i talentuar i PD-së, burrështetasi fisnik, presidenti i aftë dhe dinjitoz.
Pas kësaj lamtumire, pas kësaj ndarje të dhimbshme dhe të papritur, në ndarjen me ty ne kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës tonë. Ne të gjithë sot jemi më të paktë në vete.
U prehtë në paqe miku im i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës sonë, lamtumirë”, tha Berisha me zërin që i dridhej dhe sytë e përlotuar. /sarandacity.al/