Veç shkrehjes në lot, ish-kryeministri Berisha ka ofruar dhe poza “shend e verë” në ceremoninë mortore për ish-presidentin Nishani.
Është shfaqur duke buzëqeshur me njeriun që e pasoi në Presidencë në vitin 1997, me socialistin Rexhep Meidani. Asnjëherë nuk janë parë bashkë më parë, por dhe asnjëherë nuk kanë qenë në gojën e njëri-tjetrit në formë akuzash.
Edhe në kohën e shkumëzimit të madh akuzator ndaj kundërshtarëve politikë, nga 97-ta e tutje, Berisha nuk e ka përfshirë kurrë Meidanin në fjalorin e tij egërshan.
E ka cilësuar parlamentin prej nga ai u zgjodh president si “të kallashit”, por aspak atë. Nuk dihet nëse kanë patur njohje shoqërore bashkë, por mund të thuhet se të dy i përkasin raportit të ngushtë me Francën në kohën e komunizmit.
Krah tyre qëndron ish-presidenti Moisiu, por i ndarë si në komunikim, si në çehre e si fizikisht me ta, pak në distancë.
Është nëj foto unike në këtë rast, pasi shpreh më së miri raportin mes tyre.
Berisha e Moisiu u bënë hasëm gjatë presidencës së këtij të fundit, edhe pse njëri ishte propozues i tjetrit. /sarandacity.al/