Edhe Bajram Begaj, njeriu i pëzgjedhur për president të ri nga mazhoranca, e ka një dritëhije. Jo vetëm nga “sëmundja” e lashtë akuzatore nga e cila vuan opozita, ai, me gjuhë tipike berishiste por nga Berisha, u akuzua si njeri që i emëruar nga mafia e pronareve të ushtrisë. Këtë e tha anti-berishisti Alibeaj, menjëherë sapo emri i tij u shpall nga Rama si pasues i Metës në Presidencë,
Por a ka diçka të vërtetë në këtë?
Siç raporton Euronews Albania, SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe Shefin e Shtabit Bajram Begaj, të cilët janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.
Përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.
Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin, shkruan kështu Euronews Albania. /sarandacity.al/