Ndoshta është hera e parë që një ndër njerëzit me shenjën më të madhe të korrupsionit në Shqipëri çohet aty ku nuk figuronte deri më tani.
Jo mazhoranca por ish-deputeti Halit Valteri është ai që ka marrë inisiativën për të çuar më SPAK njeriun që dhe pak javë është në Presidencë.
Në një deklaratë për mediat, Valteri u shpreh se presidenti gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.
Gjithashtu ish-deputeti paralajmëroi se do të padisë në SPAK edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.
“Janë paguar qindra mijë euro për lobim. Artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore.
Institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri, i cili rikthehet kështu sërish si protagonist në zhvillime politike.
Nga ana tjetër, kjo është hera e parë që SPAK merr një padi për Metën, pasi deri më tani e ka lënë jashtë, deri në dyshime, në proceset e saj të bujshme antikorruptive. /sarandacity.al/