Marjo Sinani u arrestua nga policia si autori i dyshuar i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti.
Megjithatë, ai ka treguar se për të djegur zyrën ishte paguar nga një person i tretë. Ai ka zgjedhur të bashkëpunojë me autoritetet duke treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja.
Marjo Sinani u arrestua mëngjesin e 7 qershorit dhe në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe një sasi benzine që dyshohet se u përdor gjatë kësaj ngjarjeje. Ende nuk dihet nëse emri që dha 41-vjeçari para hetuesve është arrestuar, por që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur puna për kapjen e tij.
Djegia e zyrës erdhi 5 ditë pas arrestimit të Aleko Anagnostit, i cili është në arrest me burg për 45 ditë, nën akuzë për tjetërsimin e pronave në Sarandë. Tashmë zyra është vendosur në sekuestro nga Prokuroria.