Kryeministri Edi Rama tha në Konferencën Kombëtare se deri para pak vitesh askush nuk e mendonte se në këtë vend do të vinte dita kur figura të njohura politike do të përballeshin me drejtësinë dhe do të ndëshkoheshin.
“Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia, figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte në këtë vend se do të vinte dita vetëm pak vite më par nga fillimi i Reformës në Drejtësi që askush nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar tek misioni i saj për të bërë drejtësi”, tha i pari i qeverisjes, duke e përkthyer ndryshe faktin se njerëz nga rangjet e larta të pushtetit të tij kanë përfunduar pas hekurave nën akuza për korrupsion.
Ai më pas e përligji korrupsionin e kohës së tij me tezën e njohur të një fenomenti të kundogjendshëm.
“E pamë të udhës të shoqëronim nxjerren e raportit antikorrupsion me këtë konferencë sepse besojmë se është e rëndësishme që të ndajmë me publikun edhe vështirësitë, si dhe të përpiqemi të vendosim në një perspektivë këtë sfidë të vazhdueshme e cila asnjëherë nuk mbaron, pasi në asnjë shtet të botës çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht”. /sarandacity.al/