Deputetja demokrate Ina Zhupa pretendon, referuar një shkrimi në median greke, se uji i Syrit të Kaltër do i shkojë Greqisë fqinje.
“Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama!
Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: ‘Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).’
Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.
Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër.
Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!”, shkruan znj. Zhupa, e angazhuar fort dhe në çështjen “Butrinti”.
Kujtojmë se në vitet e qeverisjes Nano, u përfol se uji i Syrit të Kaltër mund të blihej nga Italia fqinje, me një tubacion nëndetar. Si pasojë e kësaj afere, e cila nuk ndodhi, në rrethe të ngushta përflitej se Syri të Kaltër iu ndryshua pronësia, pasi në dokumenta kadastrale osmane, rezulton pronë vakëf islam.
Sot Syri i Kaltër është në territorin e Bashkisë së Finiqit, por menaxhohet nga Zonat e Mbrojtura në Ministrinë e Mjedisit. /sarandacity.al/
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.