Një histori dramatike duket se fshihet pas vdekjes së një gruaje 72-vjeçare dhe djalit të saj 50-vjeçar, trupat e të cilëve u nxorën pasditen e së hënës nga një makinë që ra në det, në Neoi Epivates të Selanikut.
Siç u konstatua, nënë e bir ishin të lidhur e përqafuar me njëri-tjetrin. Përveç kësaj, ata kishin ngarkuar në pjesën e pasme të makinës me thasë të mbushur me rërë, qartazi që pesha të bënte të pamundur pluskimin e makinës.
Siç shkruan thestival.gr, pas tragjedisë së ndodhur qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai 50-vjeçar dhe djali i gruas i kishin dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë, duke mos duruar dhimbjen.
Sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 14:00 në Neos Epivates. Sipas dëshmitarëve okularë, makina teksa lëvizte në rrugën bregdetare, ka ndaluar për një moment dhe më pas drejtuesi i mjetit ka shtypur gazin duke u hedhur në det. /sarandacity.al/