Kryeministir Rama iu kthye satelitëve Albania 1 dhe 2, të cilët, sipas premtimit, tani duhej të ishin në hapësirë. Por nuk janë. Megjithatë, ai u shpreh besimplotë se brenda vitit vendi ynë do të ketë satelitët e tij që do të kenë kontributin e tyre në sektorin e bujqësisë, si dhe në atë të rendit, sipas shpjegimeve të dhëna nga vetë ai kohë më parë.
Rama u shpreh se projeti i satelitëve ka marrë më shumë kohë për shkak të procedurave.
“Përmes formalizmit me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për shkak të procedurave kanë marrë më shumë kohë sesa e kishim parashikuar, do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat, naftën do ta marrësh por duhet të sjellësh faturat”, tha Rama gjatë një takimi me fermerë. /sarandacity.al/