Eleron Gjoni do jetë kreu i ri i PS-së së Sarandës.
Ai u zgjodh mes disa kandidaturave, pas një procesi zgjedhjes në këtë forcë në pushtet që nga 2013-ta.
Ai rivalizoi me Erjon Kapxhiun, Erind Sulon, Elton Dautin dhe Lindita Kondin.
Kjo e fundit ishte dhe drejtuese e komanduar e degës së PS-së Sarandë prej disa kohësh.
Eleron Gjoni është aktualisht Sekretar i Përgjithshëm në Bashki. /sarandacity.al/