Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Jetëhumbja e 7-vjeçares në Himarë: policia, shteti dhe shoqëria që s’duam!

by PorositWeb
22 Tetor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Jetëhumbja tragjike e një 7-vjeçareje një ditë më parë në Plazhin  e Potamit në Himarë, vrarë nga helikat e motorrëve të një gomoneje, nuk qe thjesht nga ata aksidentet që “jeta i ka”, pavarësisht vendit ku ndodh.

Ne nuk jetojmë në një botë të përsosur, në asgjë veç Atij që me përsosmërinë e Tij ka krijuar këtë botë në përsosmërinë e funksionimit për të ekzistuar. Kjo edhe sikur ligjet të zbatohen përsosmërisht, gjersa vetë ato s’janë të përsosura, pasi janë krijuar nga papërsosmëria njerëzore. Megjiithatë, në rastin konkret, ajo që ndodhi pasqyron realisht Shqipërinë tonë, në të përgjithshmen dhe në detaje. Në të përgjithshmen prej çoroditjes shoqërore; në detaje prej asaj që një polic vret një fëmijë. Sepse në asnjë rast, edhe pasi kishte marrë një jetë, ai nuk shfaqi asnjë aspekt njerëzor që duhet ta barttë detyra e tij si njeri në shërbim të sigurisë së njerësve.

Të dhënat që do dilnin më pas, ishin në sinkron me pashpirtësinë e tij, e cila shkonte gjithashtu me prirjen aventureske për qejf me një gomone me dy motorrë. Arjan Tase nuk dilte të ishte një polic model, nga ata që mund të ndillte dhe keqardhje paçka se autor i jetëmarrjes së një fëmije. Përkundraz, kishte provuar dhe prangat si i dyshuar për mbështetje të kultivimit të drogës në zonë teksa shërbente si Shef Komisariati në Himarë. Kishte patur dhe sagë gjyqësore, që në fund ia kish hedhur duke dalë i larë. Më pas i ish besuar sërish një detyrë shefi.

Kur eprori i tij i madh Gledis Nano e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit pas asaj që ndodhi, nuk tha se dhe kjo ishte “për t’u keqardhur”, pasi bëhet fjalë për një efektiv model.

Nano, si firmosës i vendimit për kthimin e tij në Policinë e Shtetit duhet t’ja thotë opinionit se ç’efektiv ishte Arjan Tase; ia ka borxh këtë gjë. Se ndodh që dhe njeriut të mirë t’i ndodh fatkeqësia e shkaktimit të një tragjedie. Por deri më tani nuk duket se ky është rasti me Arjan Tasen.

Por a është ky i vetmi, a është thjesht një rast përjashtimor?

Duke qëndruar te plazhet tona, aty ku ndodhi dhe tragjedia, nuk është e tepruar ta thuash se janë xhungël më vete, xhungël ku njerëz problematikë janë në vijën e parë të fitimprurjes me grushta, edhe me me atë pjesë të korruptuar të shtetit si ortak apo bashkëaksioner.  Dhe kur duket se gjithçka shkon vaj, pasi secili fut kuotat e tij në xhep, vjen korrja e asaj çfarë është mbjellë. Pra plas, siç në rastin me Arjan Tasen. Se nuk ndodh të vijojë gjithnjë anormaliteti i shndërruar në normalitet. Eshtë ligj hyjnor që vepron te tokësorja, ku e keqja, sado të fshihet e spërdridhet, do shpërthejë një ditë, do e tregojë veten ashtu siç është. Efektivi me detyrë shef e komandant, Arjan Tase, doli qartë se ç’ishte, për ta parë të gjithë, për të parë dhe shtetin ku ai paguhej, se sa copë-copë është, pothuajse në të gjithë treguesit.

Më e pakta, shteti duhej të shpallte natë zie një natë më parë në vijën bregdetare: asnjë tingull muzikor në lokale. Ndërsa qahej ikja e një jete 7-vjeçare, atyre që janë në vijën e parë për të fituar me grushte, zakonisht të sojit të policit vrasës, as nuk jua ndjeu. Muzika, në kupë! Ne dhe si shoqëri jemi të pashpirt…/sarandacity.al/ 

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
Tags: Kryesore
Previous Post

Gomonia i merr jetën fëmijës në Himarë

Next Post

Tragjedia e Himarës, “shkarkim në grup” nga Kryepolici Nano

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024

Comments 3

  1. binance Sign Up says:
    7 muaj ago

    I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

  2. 토토사이트추천 says:
    2 muaj ago

    589762 869766 warning Dont any of you folks ever take me to CiCis pizza! There food looks offensive!|Urban_Elegance| 132368

  3. xshell says:
    4 ditë ago

    344917 605490This weblog truly is very good. How was it created ? 317162

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.