Arkivi Shqiptar sjell atë që ka qenë urimi i fundit ortodoks për Krishtlindje, në të fundit vit me besim të praktikuar në Shqipërinë komuniste, pasi do pasonte e paimagjinueshmja e regjimit enverian, shpallja e Shqipërisë si vend ateist, duke ndaluar kësisoj të gjthë jetën fetare në vend.
Në urim, urohet për begati, pa e ditur se do viti i ri që po vinte do sillte një monstruozitet idelogjik e politik në Shqipëri.
“Si sot, më 23 dhjetor 1966, u përcoll urimi i fundit i Krishtlindjes në Shqipërinë diktatoriale.
Përmes një telegrami, kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale, kryepeshkopi Damian i komunikon urimin e rastit kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës, duke bashkuar lutjet “për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë”. Koha tregoi se ky urim nuk ishte aspak profetik, pasi motin e mëpasshëm nisi periudha ateiste në Shqipëri.
‘Shteti nuk njeh asnjë fe dhe mbështet dhe zhvillon propagandë ateiste për të përfshirë njerëzit në botëkuptimin shkencor materialist’, deklarohej në nenin 37 të Kushtetutës së Republikës Popullore. Megjithatë, figura e klerit ishte vënë nën shenjestër kohë më parë, që prej instalimit të regjimit totalitar.
Në dhjetor 1945 u vunë në pranga dhjetëra klerikë dhe besimtarë katolikë. Një pjesë e tyre u dënuan në gjyqe të udhëhequra nga ushtria. Në mars 1946, u ekzekutuan shtatë besimtarë. Kjo fushatë kanosëse kundër fesë u përshkallëzua deri në përligjjen e cënimit të objekteve të kultit, pas fjalimit të mbajtur nga Enver Hoxha më 6 shkurt 1967”, thuhet nga Arkivi. /sarandacity.al/
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.