Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Urimi i fundit ortodoks për Krishtlindje, para një monstruoziteti komunist

Ç’thuhej nga Kryepeshkopi Damian për Kryekatolikun Çoba në fundivitin 1966, para ardhjes se 1967-ës(që mos ardhtë kurrë)

by Saranda City
23 Dhjetor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Arkivi Shqiptar sjell atë që ka qenë urimi i fundit ortodoks për Krishtlindje, në të fundit vit me besim të praktikuar në Shqipërinë komuniste, pasi do pasonte e paimagjinueshmja e regjimit enverian, shpallja e Shqipërisë si vend ateist, duke ndaluar kësisoj të gjthë jetën fetare në vend.

Në urim, urohet për begati, pa e ditur se do viti i ri që po vinte do sillte një monstruozitet idelogjik e politik në Shqipëri.

“Si sot, më 23 dhjetor 1966, u përcoll urimi i fundit i Krishtlindjes në Shqipërinë diktatoriale.

Përmes një telegrami, kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale, kryepeshkopi Damian i komunikon urimin e rastit kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës, duke bashkuar lutjet “për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë”. Koha tregoi se ky urim nuk ishte aspak profetik, pasi motin e mëpasshëm nisi periudha ateiste në Shqipëri.

‘Shteti nuk njeh asnjë fe dhe mbështet dhe zhvillon propagandë ateiste për të përfshirë njerëzit në botëkuptimin shkencor materialist’, deklarohej në nenin 37 të Kushtetutës së Republikës Popullore. Megjithatë, figura e klerit ishte vënë nën shenjestër kohë më parë, që prej instalimit të regjimit totalitar.

Në dhjetor 1945 u vunë në pranga dhjetëra klerikë dhe besimtarë katolikë. Një pjesë e tyre u dënuan në gjyqe të udhëhequra nga ushtria. Në mars 1946, u ekzekutuan shtatë besimtarë. Kjo fushatë kanosëse kundër fesë u përshkallëzua deri në përligjjen e cënimit të objekteve të kultit, pas fjalimit të mbajtur nga Enver Hoxha më 6 shkurt 1967”, thuhet nga Arkivi. /sarandacity.al/

Previous Post

Asfalt i ri dhe vizime: kthehet në rrugë qyteti ajo që ngjante si fshati

Next Post

Ç’është “Leja e Tregut” që pritet të miratohet nga parlamenti grek?

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Rama: Copëza arti në shëtitoren e Sarandës
Shoqëri

Rama: Copëza arti në shëtitoren e Sarandës

1 Prill, 2023
Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot
Politikë

Fjalët e para të Olti Çaçit për opinionin sarandiot

29 Mars, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Turistët e huaj, shpenzime rekord në Shqipëri

28 Mars, 2023
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH
Rend

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

28 Mars, 2023
Rikthehet Basha!
Politikë

Rikthehet Basha!

27 Mars, 2023
Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!
Ekonomi

Alarmi i fuqisë punëtore, thirrja: Pagat, pagat, pagat…!

27 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.