Goditet një rast i falsifikimit të monedhave, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara, organizuan punën për kapjen e tyre. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit A. O., 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqeras, Himarë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një dorezë metalike dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /sarandacity.al/