Kryeministri Rama ishte në Finiqi gjatë një dite kaluar në Sarandë, duke përmendur aty, gjatë një këmbimi batutash me një banor minoritar, Kalin e Trojës.
Minoritari: Dua t’ju falënderoj për vizitën edhe kjo kafja do të na shërbejë për ti diskutuar më mirë problematikat që kemi.
Rama: Kjo kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur! Mund të marrim edhe në kafe, Ku e ke pa ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne pa kafe. Ça është kjo se as hile greke nuk quhet.
Minoritari: Ishte një diskutim se si ta shërbenim me gotë apo me filxhan.
Rama: Ku po bënit diskutimin apo andej mbrapa si Kali i Trojës.
Minoritari: Dua t’ju falënderoj për tre projektet për ujin që keni marrë në Finiq. Duhet një zyrë e kadastrës në bashkinë e Finiqit.
Rama: Azhornimi i pronave ka nisur nga qeveria. /tesheshi.com/