Pas një shëtitjeje në shëtitoren e re të Sarandës, kryeministri Rama shpalli ambicien për shndërrimin e Shqipërisë në kampione turizmi në rajon
“Ne firmosim më në fund kontratën për ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe do të lançojmë garën për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Nuk është më një ëndërr por realitet dhe do të jenë një histori suksesi.
Investimet në aeroportin e Rinasit do të vazhdojnë me një ritëm krejt tjetër ose më saktë do të rifillojnë pas shumë vitesh për shkak të një koncesionari të huaj, do të investojmë në pista për të pasur edhe ulje të avionëve trans-oqeanik dhe gjatë mandatit të tretë do të bëhemi me 4 aeroporte dhe së bashku me portet e reja turistike që nga Saranda, Vlora, Durrësi dhe më pas ai i Shëngjinit do të kemi një hartë tjetër të Shqipërisë.
Edhe në kategorinë e Turizmit do të sjellim edhe atë të jahteve dhe resorteve elitare që do të nxisin punësimin dhe do të kenë paga më të larta. Kështu ne brenda kësaj dekade do të bëhemi kampionë të Ballkanit në këto drejtime”, tha Rama. /sarandacity.al/