Në prag të sezonit turistik, disa rrugë kryesore të Sarandës, ku veçon ajo më me lëvizshmëri, Rruga 3, janë shndërruar në kantiere të zëvëndësimit të shtresës së asfaltit.
Duhej të ndodhte kjo, paçka nëse bëhet për fushatë ose jo, siç ka dhe një lexim të tillë nga opozita lokale. Asfalti, jo vetëm te Rruga, por dhe në të tjera akse brenda qytetit, është në degradim e sipër, gjë që meriton ndërhyrje për vetë rëndësinë që merr qytetin tani e tytje, me dyndje ngamos.
E kritikueshme në këtë rast është praktika e zgjedhur, pa paralajmëruar biznesin apo banorët e zonës.
Këta të fundit thjesht u gjendën të kapur në befasi nga bllokimi i rrugës, pa patur mundësi për masa paraprake. Pos kësaj, ende nuk e dinë se sa do zgjasë ky kantier, pra kur do përfundojë riasfaltimi, si një nevojë për t’u orientuar në rrethanën e re të krijuar.
Në të tilla raste, sa i vlefshëm është asfalti, edhe si cilësi jete, po aq vlerë merr dhe respekti që duhet të tregojnë vendimmarrësit e një pune publike ndaj qytetarit, duke e mbajtur atë të informuar e jo duke ia diktuar situatat me shpërfillje dhe injorim fyes.
Ngjashëm ndodhi kjo me rikonstruksonin e shkollës “Adem Sheme”, ku javë pas nisjes së sezonit arsimor aty, vendoset që të nisa puna e rehabilitimit pa pyetur për pështjellimin e krijuar në familjet e nxënësve që do kalonin në mësimin pasdite, si dhe të vetë rendit ditor të vetë nxënësve, rregulluar sipas mësimit paradite dhe jo pasdite. /sarandacity.al/
609 Out of a total of 28 patients treated by the Michigan group, 8 patients had tumor and biochemical responses, with most responses requiring several months and repeated dosing to become manifest priligy india