Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Margariti: Butrinti, jehonë në Japoni

Komentet e ministres pas konkursit ndërkombëtar mbi Parkun

by Saranda City
3 Maj, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur këtë të mërkurë për konkursin e zhvilluar për Qendrën e  Vizitorëve në Parkun kombëtar të Butrintit, ku fituese u shpall studio japoneze e Kengo Kuma.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi si u projektua ky konkurs me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota, ku në fund mbetën vetëm 4 finalistë.

Sipas Margatit, juria nuk dinte emrat e tyre, por vetëm punimet dhe si pasojë fituesi u shpall në mënyrë të drejtë.

Sakaq, ajo theksoi se ndihen krenar që arkitekti i njohur japonez ka zgjedhur që të investohet në Butrint, duke e bërë më të famshme Shqipërinë kudo në botë.

“Kanë qenë 4 finalistë, 41 të kualifikuar mbi një numër shumë të lartë të interesuarish, pra informacioni mbi konkursin është ndërmarrë në mbi 100 studio projektimi në të gjithë botën, në të cilën 41 prej tyre kanë qenë gati të kualifikuar për të pasur të gjithë pjesëmarrjen në konkurs. Edhe më pas nëpërmjet një kompanie që na ka asistuar nga dita e parë për të gjithë procesin e zhvillimit të konkursit. Kemi seleksionuar këto 4 studio finaliste që kishin pikët më të larta për pjesëmarrjen në këtë konkurs dhe ju dha koha e duhur për të bërë si vizitën direkt, si mbledhjen e gjithë informacioneve, takimet e dedikuara. Unë vetë i kam takuar me ardhjen e tyre në Shqipëri, për t’i dhënë iden dhe planin e menaxhimit për zhvillimin e gjithë zonës së Butrintit.

Edhe më pas, pak më shumë se një muaj, patëm konkursin final ku Kengo Kuma, që është një nga emrat më të lartë në arenën ndërkombëtare, kjo na bën vërtetë krenarë që ai vetë ka përzgjedhur Butrintin, pra që kemi arritur ta përhapim jehonën e këtij konkursi në të gjithë botën, pra deri në Japoni. Konkursi ka qene anonim, pra ne e dinim se kush ishin 4 finalistët por jo emrat e tyre dhe juria ka cilësuar punët e finalistëve pa ditur emrin e arkitekteve”, tha ajo.

Previous Post

E lavdërueshmja dhe e kritikueshmja e një “kantieri pune”

Next Post

May Musk, qejf në Santorini

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë
Turizëm

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21 Shtator, 2023
Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Thirrje për t’ju përgjigjur Censusit: Për të mirën tonë!
Shoqëri

Thirrje për t’ju përgjigjur Censusit: Për të mirën tonë!

18 Shtator, 2023
Si ishte kjo e dielë në Sarandë…
Turizëm

INSTAT: Hotelet rritën pagat me mbi 25 %

18 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.