N/kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj i ka dalë nga goja një frazë nga ato të rëndomtat, pa e ditur se ka mikfronin hapur, gjë që ka treguar se paçka statusit publik që ka, kjo nuk ka mundur të jetë për të imunitet ndaj llojit të fjalorit që zakonisht haset nga njerëz ordinerë në bisedë ordinere.
“Vari lesht”, është thënë prej saj, në një komunikim me sekretaren e parlamentit pranë saj, duke u marrë me disa dokumenta.
Kjo dhe njëherë dëshmon për një mospërputhje mes asaj që duken dhe asaj që mund të jenë, gjë që nuk është aspak tregues dinjiteti te njerëz që jua do detyra dhe pozicioni të jenë dinjitozë. Dinjiteti nis që nga fjalori, si pasqyrim i asaj çfarë nuk duket: mendjes dhe ndjenjave.
Çështja bëhet më e rëndë kur është fjala për grua, nëse për një moment burri dhe mund të përligjet. /sarandacity.al/