Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Beleri”, Xhaçka: Çfarë i bëra të qartë Dendiasit

Diplomacia shqiptare, “shah-mat” me atë greke për çështjen e nxehtë

by Saranda City
23 Maj, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në takimin që zhvilloi një ditë më parë në Bruksel me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias ka theksuar se çështja e arrestimit dhe lënies në burg të Fredi Belerit, i përket drejtësisë.

Në në prononcim për mediet lidhur me takimin informal mes ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Xhaçka bëri të ditur detaje nga biseda me homologun grek.

“E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe i shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor, për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re. Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut”, deklaroi kryediplomatja shqiptare.

Ajo ka nënvizuar se kjo është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar.

Ministrja shtoi se “është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia, në respekt të ligjit, kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote”.

Sipas saj, kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe ku nuk ka vend për ndikime politike nga brenda e jashtë Shqipërisë.

“Për pavarësinë e gjyqësorit ne jemi investuar në mënyrë serioze sikundër është investuar edhe Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare”, theksoi ajo. /atsh/

Previous Post

Përjetime: Si rashë në dashuri me Ksamilin, “Maldivet e Europës”

Next Post

Fraza ordinere nga goja e nr. dy të parlamentit

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”
Sociale

Debati: Fredi Beleri cilësohet “qen bir qeni”

26 Maj, 2023
Fraza ordinere nga goja e nr. dy të parlamentit
Politikë

Fraza ordinere nga goja e nr. dy të parlamentit

26 Maj, 2023
Beleri mbetet në burg: Tirana “s’e ha” presionin e Athinës
Politikë

Beleri mbetet në burg: Tirana “s’e ha” presionin e Athinës

22 Maj, 2023
Fitorja e Mitsotakisit: zgjedhje të reja në qershor?
Politikë

Fitorja e Mitsotakisit: zgjedhje të reja në qershor?

22 Maj, 2023
BBC: A fitoi vërtet Mitsotakis?
Politikë

BBC: A fitoi vërtet Mitsotakis?

22 Maj, 2023
Hapen aplikimet për certifikimin e operatorëve të turizmit detar
Turizëm

Hapen aplikimet për certifikimin e operatorëve të turizmit detar

22 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.